Një burrë ka vdekur pasi u godit nga një dem në një festival në lindje të Spanjës, ndërsa një tjetër u godit në këmbë nga e njëjta kafshë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri spanjoll, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u shpua në krahun e tij nga kafsha gjatë një festivali të vrapimit me dema në qytetin Pobla de Farnals në rajonin e Valencias të shtunën.
Burri, për të cilin mediat lokale raportojnë se ishte 61 vjeç, u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e tij më vonë, thanë autoritetet spanjolle.
Zyrtarët zbuluan gjithashtu se një burrë tjetër ishte në spital në një gjendje të qëndrueshme pasi u godit nga i njëjti dem, i cili quhej Cocinero – që përkthehet si ‘kuzhinier’.
Dy personat që u lënduan nga demi besohet se kanë qenë pjesë e grupit që organizoi festivalin të shtunën, më 23 shtator, raporton Levante-EMV.
Burri u sulmua rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe mori katër plagë, duke përfshirë një që i lëndoi mushkëritë dhe mëlçinë.
Ai vdiq disa orë më vonë në një spital lokal, raporton gazeta.
Mediat lokale raportojnë se këshilli pezulloi një procesion dhe shfaqje fishekzjarre që do të zhvilloheshin sonte, pas incidentit.
Ngjarja ishte pjesë e traditës së diskutueshme që sheh dema të lëshuar në rrugë dhe njerëz që vrapojnë përpara tyre. /Telegrafi/