Një burrë ka tentuar të lyejë makinën e tij pasi ka parë një video “udhëzuese” në YouTube dhe rezultati është tronditës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u ngarkua në rrjetet sociale dhe tanimë ka arritur afro 2 milionë shikime.
Në video, shoferi shpjegon se ka “spërkatur bojë” mbi Skoda Octavia-n e tij prej rreth 1000 eurosh, por se gjërat nuk shkuan sipas planit.
Kjo pasi që, përveç se atij i mbaroi ngjyra kur po lyente makinën, por për fat të keq, filloi edhe shiu.
@forrestpompey25 Spraying my car after watching a youtube video. It went horribly wrong. #spraypaint #skodaoctavia #vrs #paintjobfail #paintjob #fail #regrets ♬ original sound – Forrestpompey25
Dhe arsyeja pse ai filloi një aventurë të tillë, sipas tij, ishte se “duket shumë më e lehtë në YouTube”.
Por pasi kuptoi se rezultati ishte i tmerrshëm, ai filloi të përpiqej të hiqte bojën.
“Lajmi i mirë është se ngjyra po hiqet, kështu që makina do të kthehet në atë që ishte dikur – edhe pse duhet një kohë e gjatë për ta hequr atë”.
Kështu, ai provoi pastruesin e llakut të thonjve për të hequr bojën, por e bëri makinën të dukej edhe më keq. /Telegrafi/