Telegrafi

Një burrë u pa duke ecur zbathur dhe vetëm me pantallona të shkurtra në qytetin e Sarajevës

Një burrë i panjohur u filmua në qendër të qytetit të Sarajevës, në Bosnje Hercegovinë, duke ecur tërësisht zbathur, pa këmishë dhe vetëm me pantallona të shkurtra nëpër rrugët e kryeqytetit.

Në dukje, burri dukej se është shtetas i huaj, transmeton Telegrafi.

Ai mbante gjithashtu një çantë shpine dhe nuk dihet nëse po bënte shfaqje apo nëse burri pa rrobat thjesht vendosi të freskohej duke ecur në Sarajevë.

Derisa ai ecte zhveshur në të ftohtë dhe bora kishte mbuluar rrugët në kryeqytet, njerëzit e tjerë shihen në video të veshur shumë trashë. Qytetarët raportojnë se e kanë parë duke ecur nëpër të gjithë qytetin. /Telegrafi/