Telegrafi

Një burrë u pa duke ecur lakuriq në rrugët e Argjentinës, pamjet bëhen virale

Ky është momenti tronditës kur një burrë që dyshohet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike bëri që trafiku të bllokohej teksa vraponte lakuriq në një rrugë në Argjentinë.

Pamjet të regjistruara nga një qytetar tregojnë një burrë të identifikuar si Adrian që ndiqet nga një oficer policie të mërkurën në mëngjes në lagjen e Buenos Aires të Nunez, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve, Adriani u pa nga fqinjët e tij duke dalë nga ndërtesa i zhveshur, gjë që i shtyu ata të telefonin policinë.

Videoja virale tregon 28-vjeçarin duke ecur ngadalë poshtë Avenida del Libertador para se të fillonte vrapimin.

Pak çaste më vonë, Adriani u pa duke vrapuar drejt kryqëzimit, ndërsa një oficer policie e ndoqi pas dhe e arrestoi.

“Ai ishte i droguar dhe nuk bëri rezistencë kur u kap”, tha një agjent i zbatimit të ligjit.

Adriani i tha policisë se kishte konsumuar drogë në një festë. /Telegrafi/