Site icon Telegrafi

Një burrë u gjet brenda motorit të aeroplanit në aeroportin e Salt Lake City – vdiq në vend

Një burrë 30-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një motori aeroplani të hënën mbrëma në Salt Lake City pasi ai u fut përmes një daljeje emergjente në aeroport, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëntëdhjetë e pesë pasagjerë ishin në bordin e aeroplanit komercial në aeroportin ndërkombëtar të Salt Lake City kur policia dhe punonjësit e gjetën burrin, tha një zëdhënës i Delta Airlines.

Policia tha se zyrtarët bënë përpjekje për të shpëtuar burrin pasi e gjetën pa ndjenja brenda mbulesës metalike të lëvizshme të motorit, por ai vdiq në vendngjarje.

Departamenti i Policisë së Salt Lake City e identifikoi burrin si Kyler Efinger, një banor i Park City, Utah.

Fluturimi, Delta 2348 nga Salt Lake City në San Francisko, u anulua pasi pasagjerët u larguan në mënyrë të sigurt, tha një zëdhënës i Delta – por incidenti nuk ndikoi në operacionet e përgjithshme në aeroport. /Telegrafi/

Exit mobile version