Një burrë u arrestua në Paris të enjten pasi u hodh nga Kulla Eifel me një parashutë, tha policia dhe operatori i monumentit.
Burri, një alpinist me përvojë, hyri në perimetrin e kullës pak pas orës 5:00 të mëngjesit, shumë përpara hapjes së saj zyrtare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai u zbulua shpejt nga rojet, sipas operatorit të faqes Sete, por megjithatë arriti të ngjitej në majë para se dikush ta ndalonte, duke mbajtur parashutën në një çantë shpine.
A man was arrested after skydiving from the Eiffel Tower. pic.twitter.com/Y68AdBmNDp
— Akin💯 (@ics923) August 18, 2023
Dhe pasi iu afrua majës së strukturës 330 metra të lartë, ai u hodh.
Burri ra me parashutë në një stadium aty pranë ku u arrestua për rrezikim të jetës së të tjerëve, tha policia. /Telegrafi/