Tetë persona të plagosur me thikë në rrahjen që filloi në një lokal nargjileve në Detroit.
Tetë persona u plagosën me thikë gjatë një sherri që filloi në një lokal dhe vazhdoi në parking të dielën herët në mëngjes, tha policia.
Rrahja ndodhi rreth orës 4:40 të mëngjesit të së dielës në Greenfield Road, raporton cnn.
Tetë personat që u plagosën u shtruan në një spital të qytetit, por asnjë nga plagët nuk ishte fatale, njoftoi policia.
Policia tha se u duk se një person hapi të shtëna, por askush nuk u qëllua në vend.
Ndryshe, ditë më parë në qytetin e Atlantas, një qytetar vrau tetë aziatiko-amerikan në qendra masazhi. /Telegrafi/