Telegrafi

Një burrë tenton ta sulmojë reporteren gjatë transmetimit LIVE (Video)

Gazetarja e televizionit KTLA Mary Beth McDade ishte duke raportuar mbrëmjen e së hënës për gjendjen e fansave pas vdekjes tragjike të yllit të rrokut David Bowie në Walk of Fame.

Video tregon se si një burrë i veshur me një xhaketë me kapuç gri afrohet prapa saj teksa i buzëqesh njerëzve rrotull.

“Rick dhe Cher, ai ishte i njohur për thyerjen e barrierave dhe…”, këto ishin fjalët e fundit të McDade para se kamera të tundet dhe të dëgjohen të bërtitura.

Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit, Mike Lopez tha për Los Angeles Times se incidenti nuk u konsiderua si sulm dhe se askush nuk u dëmtua prej tij.