Site icon Telegrafi

Një burrë tentoi të hynte lakuriq në një seancë gjyqësore në Spanjë

Ky është momenti i çuditshëm kur një burrë lakuriq u ndalua të hynte në një gjykatë në Spanjë për të marrë pjesë në një seancë.

Alejandro Colomar, 29-vjeçar, u kap nga policët para gjykatës së Valencias të martën, transmeton Telegrafi.

Colomar mbante një çantë shpine me ca rroba shtesë dhe kishte veshur çorape dhe një një palë çizme kur u filmua duke u përpjekur të hynte brenda ndërtesës.

“Po përpiqesha të hyja lakuriq”, u tha ai gazetarëve, siç citohet nga gazeta spanjolle El Diario.

Colomar, i cili punon nga distanca për një kompani softuerësh me bazë në Shtetet e Bashkuara, ishte gjobitur në shumë raste pasi refuzonte të vishte rroba në publik.

“Gjithmonë më ka pëlqyer, kam shkuar gjithmonë në plazhe nudiste që i vogël dhe nuk kam pasur asnjëherë problem me lakuriqësinë”, tha ai.

Colomar bëri disa kërkime në internet dhe zbuloi se ishte në rregull që ta bënte një gjë të tillë.

“Ishte e ligjshme dhe fillova ta bëja. Më kanë dhënë gjoba pasi policia në thelb nuk i njeh ligjet”, tha ai.

Colomar është gjobitur me afro 2,900 dollarë për shkeljen e nenit 37 të ligjeve nënligjore të qytetit që ndalon nudizmin ekstrem, tha avokati i tij, Pablo Mora.

Mora pretendon se ata i kanë sfiduar gjobat sepse klienti i tij nuk po ecën nëpër rrugë duke shfaqur llojin e sjelljes që do të kërkonte një arrestim ose citim.

Colomar dikur u vesh dhe u lejua të hynte në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version