Site icon Telegrafi

Një burrë si ti

Koha është e mirë dhe burri vendos të pjekë mish dhe të ftojë disa familjarë e miq. Ai do ta përgatisë mishin. Ja si rrjedhin gjërat:
– Gruaja shkon në shitore dhe i blen të gjitha gjërat e nevojshme.
– Gruaja përgatit sallatën dhe desertin.
– Gruaja përgatit mishin në pjatë dhe ia dërgon burrit, i cili e pret duke pirë.
– Burri e vendos mishin në skarë.
– Gruaja hyn në shtëpi merr pjatat shtesë, gotat, pijet…
– Gruaja del jashtë dhe i thotë burrit se mishi po digjet dhe se duhet ta largojë.
– Burri e largon mishin nga skara dhe ia jep gruas ta mbajë.
– Gruaja e vendos mbi tavolinë dhe e servon.
– Të gjithë e lëvdojnë burrin sa mirë e ka pjekur mishin dhe e urojnë gruan sa me fat që është që ka një burrë të tillë.
– Gruaja pastaj duhet ta pastrojë tavolinën dhe t’i lajë enët…

Exit mobile version