Telegrafi

Një burrë shpëtoi dyvjeçarin që e pa në ballkonin e një shtëpie në Rhode Island, SHBA – dhe rrezikonte të binte nga aty

Ky është momenti kur një burrë në Rhode Island shpëtoi një foshnjë pasi e pa fëmijën vetëm në një ballkon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur foshnja u ngjit nga një dritare dhe në majë të ndërtesës të martën në mëngjes në Woonsocket, afër kufirit të Massachusetts.

Burri, i cili kërkoi të mbetej anonim, veproi heroikisht dhe shpëtoi dyvjeçarin që u ngjit në një ballkon në South Main Street.

Policia tha se nëna e fëmijës e la dritaren të hapur pranë shtratit të fëmijës gjatë natës për të freskuar dhomën.

Fëmija u shpëtua me sukses dhe nuk pësoi asnjë lëndim. /Telegrafi/