Ky është momenti kur një burrë në Rhode Island shpëtoi një foshnjë pasi e pa fëmijën vetëm në një ballkon.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur foshnja u ngjit nga një dritare dhe në majë të ndërtesës të martën në mëngjes në Woonsocket, afër kufirit të Massachusetts.
Burri, i cili kërkoi të mbetej anonim, veproi heroikisht dhe shpëtoi dyvjeçarin që u ngjit në një ballkon në South Main Street.
Policia tha se nëna e fëmijës e la dritaren të hapur pranë shtratit të fëmijës gjatë natës për të freskuar dhomën.
Fëmija u shpëtua me sukses dhe nuk pësoi asnjë lëndim. /Telegrafi/