Mercedes-Benz G-Class është një nga SUV-të më të aftë në terrene të vështira në segmentin luksoz.
Megjithatë, një pronar zviceran nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si funksiononte G500 i tij në kushte bore, kështu që ai vendosi të zëvendësonte rrotat e makinës së tij, përcjell Telegrafi.
Për të përshtatur “rrotat e reja” nga Mattracks, G500 mori një rritje të lartësisë së udhëtimit prej 200 mm të tjera (7,9 inç).
Ato “rrota speciale” 88M1-A1 janë bërë prej gome të përforcuar me fibra, e cila është e mirë për temperatura deri në minus 40 gradë.
Çdo modul peshon rreth 170 kg, që përkthehet në 680 kg për grupin prej katër njësive.
Pas këtij konvertimi, G-Class rezulton se “ndihet si në shtëpi në Alpet zvicerane”.
Madje pronari i cili përshkruhet si një “dashamirës i varur i makinave” është në gjendje të shkojë me makinë në kasollen e tij e cila ndodhet në një lartësi prej 3,000 m.
Aty nuk përmendet ndonjë përmirësim i motorit, kështu që modeli ka të ngjarë të jetë i pajisur me 4.0-litër V8 me dy turbo që prodhon 416 hp (310 kW/421 PS) dhe 610 Nm (450 lb-ft) çift rrotullues.
Nëse po pyesni veten për koston e konvertimit, përgatituni për disa shifra mbresëlënëse.
Kostoja e “rrotave të borës” duke përfshirë instalimin është 50,000 € (53,092 dollarë), por 69,000 € të tjera (73,277 dollarë) u investuan për qëllime homologimi dhe testimi.
Më në fund, pronari pagoi 20,000 euro të tjera (21,237 dollarë) për modifikime të tjera, duke përfshirë raftin e çatisë, shiritin e përparmë dhe rrotat më të mëdha për përdorim gjatë verës.
Kjo do të thotë se ai shpenzoi rreth 140 mijë euro (149 mijë dollarë) për automjetin, pa përfshirë çmimin e makinës Mercedes-Benz G500. /Telegrafi/