Telegrafi

Një burrë shkoi te veterineri dhe pa një qiri të ndezur – shpjegimi e bëri të qajë

Një detaj në një operacion veterinar ka përlotur internetin pasi historia u shpërnda në TikTok nga përdoruesi @oscarthepugglelondon.

Ai erdhi te veterineri me qenin dhe teksa priste që të kontrollohej kafsha e tij, vuri re një qiri të ndezur në tavolinën e kontrollit.

“Kur ndizet një qiri, do të thotë se dikush po i thotë lamtumirë kafshës shtëpiake. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në këtë moment dhe të qëndroni sa më të qetë”, thuhet në mesazhin ku shpjegohet qiriri i ndezur.

“Fluturo lart mik i vogël”, shtoi pronari i prekur nga ajo që mori vesh. Në komente, ai pranoi se i përlotën sytë.

“Faleminderit, tani edhe unë po qaj”, tha një person. /Telegrafi/

@oscarthepugglelondon I was not prepared for the sudden realisation 💔 #dogpassingaway #rainbowbridge #flyhigh ♬ original sound – Music.avenue