Një burrë u filmua duke shpuar gomat e një makine policie ndërsa oficerët blinin ushqim.
Me policët vetëm disa metra larg, burri zvarritet drejt makinës së parkuar jashtë Tesco Express në Leeds, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Shoku i tij qesh ndërsa e kap në akt, duke shpërndarë më vonë pamjet në TikTok me mbishkrimin:
“Policia shkon për një skanim dhe del te gomat e shpuara”.
Disa sekonda më vonë, oficerët kthehen në automjet dhe largohen, pa e ditur se gomat e tyre janë të shpuara dhe pa ajër.
Pamjet u bënë shpejt virale, por u përballen me reagime pasi njerëzit shanin burrat për ‘humbje të kohës së policisë’.
“Imagjinoni sikur mamaja e tij të grabitej dhe policia më e afërt të ishin këta djem”, tha njëri.
Një tjetër tha: “Budallallëqe. Dikush përdhunohet dhe policia nuk arrin dot në kohë në vendngjarje”.
Ndërkohë të tjerë shpresonin se do të arrestoheshin për vandalizëm ose ndërhyrje në pajisjet e policisë. /Telegrafi/