Telegrafi

Një burrë shet qumështin e gruas në internet

Li Jun, nga qyteza Hanyang, ka thënë se apetiti i gruas së tij ka qenë i shtuar që nga lindja, duke e nxitur të prodhojë qumësht me tepricë.

“Çdo orë ajo prodhon rreth 200 ml qumësht, që është shumë për foshnjën tonë. Prodhimi ditor i qumështit të saj është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat edhe të një foshnje”, ka thënë burri.

Li ka thënë se gruaja e tij aktualisht e lan fytyrën e saj çdo ditë me qumështin e tepërt, dhe ndonjëherë e detyron edhe atë ta bëjë këtë gjë.

“Ne menduam se do të ishte shumë humbje, andaj vendosëm ta shesim. Nëse familja është e varfër, ne mund t’u ofrojmë qumështin edhe falas”, ka shtuar ai.