Ky është momenti kur një i dyshuar ra nga çatia ndërsa pretendohet se po përpiqej të shpëtonte nga oficerët e policisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke qëndruar në majë të një shtëpie të rrethuar nga policia në Walsall, afër Birmingham, kur ai “rrëshqiti”.
Dhe pamjet e filmuara nga një kalimtar tregojnë momentin kur burri ra nga çatia.
Ai rrëshqiti poshtë sipërfaqes së pjerrët dhe ra rëndë mbi trotuarin përpara kalimtarëve të tronditur.
Burri u duk se ishte relativisht i palënduar, ndërsa ishte ulur dhe dukej sikur bënte një përpjekje për të vazhduar vrapimin.
Ndërkohë një oficer reagoi me zemërim dhe i bërtiti burrit që të qëndronte atje ku ishte.
Kamera pastaj u zhvendos për të treguar një furgon policie të parkuar jashtë shtëpisë, me gjashtë oficerë që qëndronin në rrugë pranë një fushe loje. /Telegrafi/