Site icon Telegrafi

Një burrë që ‘vdiq’ nga COVID-19 u kthye në shtëpinë e tij në Indi pas dy vitesh, tronditet familja e tij

Një burrë nga distrikti Dhar i Madhya Pradesh në Indi ka bërë një kthim befasues në shtëpi, dy vjet pasi u shpall “i vdekur” për shkak të Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kamlesh Patidar, 35 vjeç, u shtrua në spital në Vadodara të Gujaratit, gjatë valës së dytë të Covid-19 pasi u infektua me virusin në vitin 2021.

Kështu kanë thënë anëtarët e familjes, të cilët janë cituar nga përgjegjës të autoriteteve policore.

Pavarësisht se ka marrë ndihmën mjekësore, Kamlesh ishte thënë se ka ndërruar jetë dhe është konstatuar i vdekur nga mjekët.

Madje, familjarët e tij morën trupin nga spitali dhe kryen ritet e fundit.

Por të shtunën, familjarët u tronditën pasi Kamlesh trokiti në derë rreth orës 6 të mëngjesit.

“Tani, ai është kthyer në shtëpi, por nuk ka treguar asgjë se ku ka qëndruar gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Mukesh Patidar, kushëriri i Kamlesh.

Autoritetet e qarkut Dhar kanë nisur hetimet për këtë çështje dhe thanë se do të bëhet e qartë pas regjistrimit të deklaratës së Kamlesh Patidar. /Telegrafi/

Exit mobile version