Një vajzë e porsalindur u gjet në lindje të Londrës në Angli dhe ajo që ishte tronditëse është se u gjet brenda një çante pazari dhe mendohet të ketë qenë më pak se një orë e vjetër.
Foshnja u gjet e mbështjellë me një peshqir brenda çantës në temperatura nën zero nga një burrë i cili kishte dalë për ta shëtitur qenin, transmeton Telegrafi.
Burri u sigurua që foshnja ishte e ngrohtë derisa mbërritën mjekët.
Policia tha se foshnja e cila tani u pagëzua me emrin Elsa tha se tani është në gjendje të mirë.
Oficerët janë “jashtëzakonisht të shqetësuar” për mirëqenien e nënës së vajzës dhe apeluan që ajo të kontaktojë me ta.
Policia u thirr në orët e vona të së enjtes kur burri gjeti të porsalindurën. /Telegrafi/