Një burrë ka përplasur me dashje makinën e tij në Ambasadën Kineze në Buenos Aires, raportohet se pretendonte të ketë një bombë në bord në një përpjekje të çuditshme për të marrë azil politik.
Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, burri, i identifikuar nga policia si Gaston Sanda, 24 vjeç, e futi automjetin e tij në portën e përparme të ambasadës vonë të hënën në mbrëmje, duke dëmtuar si makinën ashtu edhe hyrjen në objekt.
Dhe pasojat e përplasjes, nga e cila nuk mbeti asnjë i lënduar, u shfaqën në fotografitë e qarkulluara në internet.
???? | Un hombre intentó derribar el portón de la Embajada de China en Buenos Aires con su auto. Fuentes de @CancilleriaARG aseguraron que el hombre pidió que lo atendieran y como no lo hicieron, chocó contra el edificio. pic.twitter.com/2MwLChLbBj
— ᴅɪᴘʟᴏᴍᴀᴄɪᴀ ᴀᴄᴛɪᴠᴀ (@DiploActiva) June 23, 2020
Sanda, i cili besohet se është i sëmurë mendor, kinse u tha dëshmitarëve në vendngjarje se ai kishte një eksploziv në makinë pas tentimit të futjes, por një skuadër bombe policie nuk zbuloi pajisje të tilla brenda.
Ambasada ka konfirmuar incidentin, për të cilin tha se ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit, me kohën lokale, duke vënë në dukje se porta e ndërtesës ishte me të vërtetë e dëmtuar, por që asnjë nga personeli i saj nuk u dëmtua.
Megjithëse ambasadori kinez në Argjentinë nuk ishte në objekt në kohën e përplasjes, policia raportohet se po e trajton ngjarjen si një sulm të mundshëm terrorist. /Telegrafi/