Telegrafi

Një burrë përpiqet të karikojë makinën e tij elektrike “në mes të ujit” – por sa e rrezikshme është kjo?

Ky është momenti i çuditshëm kur një burrë shihet duke u përpjekur të karikojë makinën e tij – ndërsa ujërat e përmbytjeve pothuajse kishin arritur “deri në gjunjë”.

Në pamje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shoferi mund të shihej teksa përpiqej të balanconte në njërën këmbë për të arritur në portën e karikimit.

Dhe njerëzit janë tronditur derisa kanë parë atë jashtë një hoteli në Berkshire, Angli.

Kjo pasi ata kishin frikë se ai mund të “krijonte kontakt me rrymën elektrike”.

Por themeluesja dhe CEO e Electrifying.com, Ginny Buckley, ka thënë se “prodhuesit e makinave kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për sigurinë”.

“Përveç se janë të mbyllura mirë ndaj elementeve, elektronika si në makinë ashtu edhe në karikues kalojnë nëpër një sërë kontrollesh përpara se të ‘lëshojnë’ energjinë dhe ta lënë atë të rrjedhë në makinë”.

“Nëse makina ose karikuesi ndjejnë sinjalin më të vogël të një qarku të shkurtër ose mosfunksionimi, ai do të mbyllë rrjedhën”.

“Megjithatë, këto kontrolle funksionojnë vetëm me një karikues të dedikuar të makinës elektrike”. /Telegrafi/