Katër burra nga Connecticut u përpoqën të vidhnin një veturë para njërës prej shtëpive në këtë shtet, por ata u penguan nga pronari, i cili vendosi të përballet deri në fund me ata.
Pamjet nga kamera e vëzhgimit treguan se si katër kriminelët u ndalën jo shumë larg shtëpisë para së cilës ndodhej vetura. Njëri prej tyre arriti te vetura dhe hapi derën e saj.
Në atë moment pronari ka dalë nga shtëpia dhe ka nxjerrë nga vetura hajdutin dhe më pas ka ndodhur një sherr. Shumë shpejt hajdutit i janë bashkuar edhe tre “kolegë”.
Pronari i automjetit edhe pse ishte i vetëm, nuk hoqi dorë nga lufta me hajdutët dhe në fund ia arriti qëllimin, duke qenë se pas pak minutash hajdutët u larguan duke i lënë gjërat në dysheme.
Një nga policët duke komentuar videon tha se e gjithë situata mund të kishte shkuar keq.
Ndryshe, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka lëshuar urdhër-arrest për të dyshuarit. /Telegrafi/