Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në ora 01:40 në udhëkryqin mes fshatit Radushë dhe fshatit Svillarë – Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Saraj kanë konstatuar një person pa shenja jete, me lëndime trupore shkaktuar me armë zjarri, në një automjet pasagjerësh “Renault Megane” me targa provuese.
“Pas marrjes së masave është konstatuar se viktima është A.A (39) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës.
Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, njofton policia.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.