Telegrafi

Një burrë nga Toronto e Kanadasë thyen rekordin Guiness duke vrapuar 242 maratona në një vit

Ben Pobjoy nga Toronto e Kanadasë, gjatë vitit 2023 ka vrapuar 242 maratona në stilin e lirë, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.

Ben ka udhëtuar në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropë, Afrikë, dhe Azi, duke vrapuar mbi 400 kilometra në çdo vend.

Ai përfundoi duke realizuar 242 maratona solo, në një përpjekje për të thyer rekordin botëror Guiness për numrin më të madh të maratonave të kryera për një vit.

Rekordi aktualisht mbahet nga amerikani Larry Macon, i cili ka vrapuar 239 maratona në vitin 2012. /Telegrafi/