Telegrafi

Një burrë nga Teksasi qëllon “nëpër derë” për të larguar hajnat në apartament – kujton se si u zhvillua e gjithë ngjarja

Ethan Rodriguez tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vepronte në atë mënyrë kur vendosi të qëllojë më shumë se një duzinë të shtënash nga dera e një apartamenti drejt dy burrave që paraqiteshin si punonjës mirëmbajtjeje që u përpoqën të hynin në apartamentin e tij në Dallas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy të dyshuarit kanë mbërritur në njësinë ku jeton bashkëshortja e tij – rreth orës 18:00.

Njëri prej tyre, Aron Contreras, 30 vjeç, pretendoi se ishte një punonjës mirëmbajtjeje që duhej të hynte brenda për të kontrolluar një filtër të kondicionerit.

Rodriguez i tha Fox News Digital se ishte në apartamentin e gruas së tij duke luajtur një lojë video dhe vëllai i tij, Joshua, ishte në tualet.

Ethan Rodriguez, 20 vjeç, iu përgjigj ziles së derës nga telefoni i tij, por filloi të dyshonte ndërsa fliste me Contreras.

“Unë mendoj se thjesht i besova instiktit dhe nuk iu përgjigjesha”, tha ai për Fox News Digital. “Ai nuk dukej si një punëtor”.

Disa minuta më vonë, Contreras u kthye me një burrë të maskuar dhe të dy u përpoqën të thyenin derën duke e shkelmuar disa herë.

Pas kësaj, Rodriguez tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte armën e tij dhe të hapte zjarr.

Pavarësisht se hapi zjarr për të mbrojtur veten dhe vëllain e tij, Rodriguez tha se ishte i shqetësuar se mund të përballej me akuza. /Telegrafi/