Telegrafi

Rrokulliset duke drejtuar katërçikletën, lëndohet një person në Shkup

MPB njofton se në datë 24.02.2024 në ora 11:14 në SPB Shkup ka raportuar se në vendin e quajtur “Dushanoc”, afer i fshatit Banjani i shkupit, Z.B. është rrokullisur duke drejtuar katërcikletë .

Z.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup.