Telegrafi

Një burrë nga Rusia kërcënon gruan në metronë e Gjermanisë, mendonte se ishte ukrainase

Një grua ka shpërndarë një video të momentit shokues, kur një burrë nga Rusia fillon të bëhet agresiv dhe ta kërcënojë me sulm, derisa ajo po udhëtonte me metro në Gjermani – duke menduar se ajo ishte ukrainase.

Kardelen Queck, aktore që jeton në Gjermania, shpërndau videon në TikTok, ku shihej duke u dridhur dhe vazhdimisht i kërkonte burrit ta linte të qetë, transmeton Telegrafi.

Ky burrë fillimisht i kishte kërkuar nëse mund të përdor internetin e saj, para se të fillonte ta kërcënonte.

Ajo kështu kishte vendosur ta filmojë në tren, pasi vazhdimisht e pyeste se nga është dhe nëse ishte ukrainase, duke këmbëngulur të di se çfarë bënte në Gjermani.

Kardelen që është gjysmë ruse, me guxim të paparë refuzoi t’i dërgojë nëse ishte apo jo ukrainase, duke ia bërë me dije se nuk do të lejoj që ta frikësojë – derisa një grua tjetër që ishte në tren ndërhynë për ta ndihmuar.

“Dje në Gjermani, një burrë nga Rusia mendonte se jam ukrainase dhe tentoi të më sulmojë”, tha në video Kardelen. /Telegrafi/