Telegrafi

Një burrë nga Prilepi ka humbur jetën duke drejtuar veturën

MPB njoftuar se një banor nga Prilepi ka ndërruar jetë dje pasi është sëmurë duke vozitur veturën e tij.

“Dje në ora 18:30 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir-Prilep në afërsi të vendit të quajtur Xhafericë i I.S.(67) nga Prilepi derisa ishte duke drejtuar automjetin e pasagjerëve të markës “Suzuki” me targa të Prilepit  është sëmurë dhe mjeti ka dalë nga rruga. I.S. ka ndërruar jetë në vend, vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB.

Siç informojnë nga MPB-ja, në konsultim me prokurorin publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes. /Telegrafi/