Një gurëgdhendës 24 vjeçar në Indi, preu gjuhën e tij në një përpjekje “për të bërë paqe me një perëndeshë dhe për të ndaluar përhapjen e coronavirusit”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vivek Sharma i cili punoi me vëllanë e tij Shivam dhe me shtatë persona të tjerë në tempullin Bhavani Mata në Suigam, u alarmua për sëmundjen vdekjeprurëse.
Raportohet se të shtunën në mëngjes, Sharma tha që po shkonte në treg, por nuk u kthye në tempull.
Ndërkaq kur vëllai i tij e thirri atë, një person u përgjigj dhe i tha që Sharma kishte prerë gjuhën në tempullin Nadeshwari në Gujarat.
Me këtë rast i riu u nxitua në një spital në Tharad, ku mjekët punuan për t’ia ngjitur gjuhën pasi u gjet në dorën e tij. /Telegrafi/