Një situatë e çuditshme na vjen nga Dallasi.
Një zotëri i moshuar në një pikë karburanti në Dallas mbushi me sukses rezervuarin e tij me benzinë, por ai filloi të lajë derën me karburant, transmeton Telegrafi.
Po keni dëgjuar, një njeri pastron derën e makinës së tij me benzinë.
Burri pas tij që e filmon ngjarjen thotë: “Mirë se vini në Teksas, ku benzina është më e lirë se uji”.
Sipas të pranishmëve, burri dëshironte shkëlqim shtesë në makinë, por ai nuk është se ia arriti qëllimit, dhe krijoi një situatë seriozisht të rrezikshme. Imagjinoni nëse ai është duhanpirës. /Telegrafi/