Site icon Telegrafi

Një burrë nga BeH fitoi një shumë të majme në baste – shokët e shëtitën nëpër qytet me një karrocë plot me para

Një burrë nga Ljubushki në Bosnjë dhe Hercegovinë ka fituar një lojë basti duke fituar mbrëmë para në vlerë prej 7500 eurosh.

Dhe sot, në vendin ku ai kishte marrë tiketën, ishte një atmosferë jashtëzakonisht gazmore kur ai po merrte paratë, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.

Gjegjësisht, ai erdhi për paratë e tij me miqtë dhe një karrocë që u përdor “për të transportuar atë dhe paratë” – ku në fund, edhe vetë lojtari përfundoi në të.

Gëzimi nuk kishte fund dhe kalimtarët e rastit në rrugët e Vitine, e regjistruan këtë ngjarje të pazakontë me celularët e tyre.

Ajo që bie në sy në tiketë është fakti se ai gjeti fituesin e mundshëm – me vetëm 1 euro të investuar – në ndeshjen ndërmjet ekipit Sheriff, ndaj favoritit Real Madrid, e cila vlerësohet edhe si një nga sensacionet më të mëdha të Ligës së Kampionëve.

Nga shanset e tjera më të larta, ky burrë qëlloi fitoren e Club Brugge kundër Leipzig, pastaj PSG kundër Manchester City dhe Atletico Madrid kundër AC Milan. /Telegrafi/

Exit mobile version