Telegrafi

Një burrë në Rusi u hodh nga kati i tetë i një ndërtesë me një ombrellë, në rrjetet sociale dalin pamjet e momentit të kërcimit

Një burrë në qytetin Novosibirsk të Rusisë ka vdekur pasi kërceu nga kati i tetë i një ndërtese me një ombrellë në vend të një parashute.

Siç raporton mediumi Nexta, transmeton Telegrafi, burri vdiq gjatë kohës kur po transportohej për në spital.


Pamjet të cilat u ndanë në Twitter tregojnë madje edhe momentin kur burri kërceu nga kati i tetë i këtij objekti.

Ai kishte dalë në ballkon dhe në dorë mbante një ombrellë të zezë. Për një moment mori hov për të kërcyer dhe përfundoi menjëherë në tokë. /Telegrafi/