Një akt i rrezikshëm kriminal u kap në kamera në një pikë karburanti në Shenzhen të Kinës, kur një burrë i vuri flakën një Porsche Cayenne gjatë furnizimit me karburant.
Por çfarë bie në sy, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se brenda automjetit ndodhej një grua.
Për fat të mirë, pas veprimeve të shpejta të personelit nuk ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor në orën 15:00.
Së paku deri më tani, nuk dihet motivi i një veprimi të tillë. /Telegrafi/