Në një video të regjistruar, të publikuar në internet, një burrë së supozohet të jetë një turist hyri në rrethimin e tigrave të bardhë në parkun e kafshëve të egra të Pekinit gjatë një turneu.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në video, një burrë 56-vjeçar me mbiemrin Jiang mund të shihet duke qëndruar disa metra larg 11 tigrave të bardhë të rritur.
Sipas South China Morning Post, Jiang u largua nga makina dhe vrapoi në drejtim të rrethojës së tigrave.
Dhe ndërsa injoroi paralajmërimet e stafit të patrullimit, thuhet se bëri zhurmë për të provokuar verbalisht tigrat.
Për fatin e tij të mirë, grabitqarët “e toleruan” turistin përpara se të shpërqendroheshin me sukses nga stafi i parkut.
Ata u joshën në kafazet e tyre pasi anëtarët e stafit hodhën fishekzjarre dhe ushqim mbi ta.
Jiang u shpëtua me sukses pa asnjë lëndim. Ai u ndalua nga policia dhe është nën hetim për “dëmtim të rëndë të rendit publik”. /Telegrafi/