Telegrafi

Një burrë në Indi kapet duke hedhur në lumë pjesët e trupit të së dashurës së tij – pasi e kishte vrarë

INDIA - AUGUST 14: Surat floods, A sections of the bridge parapet was washed away by the gushing water. Gujarat's economic capital Surat lost everything in flood. Adajan Patiya, Palanpur patiya, Chhapra Bhatha, Ved, Navnath, Singanpor, Amraat oli, Simada, Purna, Chikuvadi. Katargav, Kalinath Chowk, Parbat Patiya and other areas are in the floods water (Photo by Shailesh Raval/The India Today Group/Getty Images)

Një burrë u kap duke hedhur mbetjet e trupit të së dashurës së tij, pasi e kishte joshur atë në banesën e tij duke e vrarë atë, thanë policët në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shahnawaz Sheikh thuhet se ka mbytur Zulekha Sheikh para se të copëtojë trupin e saj në 11 pjesë.

Policia beson se ai kishte marrë tashmë disa nga pjesët e trupit kur u kap duke u përpjekur të hidhte këmbën dhe dorën në një lumë në Sures, raportoi Hindustan Times.

Një oficer policie tha: ‘Para se policia ta kapte atë me dorë të përgjakur me një qese me pjesë të trupit, ai tashmë kishte hedhur disa pjesë të tjera në lumë nga ura e ONGC-së në Surats’.

Koka e 32-vjeçares Zulekha u gjet më vonë në banesën e Sheikhut, tha policia.

Zulekha dhe Sheikh, një baba i martuar i dy fëmijëve, thuhet se kishin një marrëdhënie të paqëndrueshme. Kohët e fundit, Zulekha ishte përpjekur ta bindte Sheikun që ta linte gruan. /Telegrafi/