Një detektor metalesh zbuloi një unazë platini dhe diamanti me vlerë 40 mijë dollarë “të varrosur” në një plazh në Florida.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Joseph Cook, 37 vjeç, e gjeti unazën në plazhin Hammock.
Ai e postoi menjëherë videon në rrjetet sociale dhe thirri dyqanet e bizhuterive në kërkim të personave që mund të kenë humbur një unazë të tillë.
“Kur shkova te argjendaritë, ata më thanë se vlente 40,000 dollarë”, tha ai.
“Kur e gjeta për herë të parë mendova se do të ishte një unazë e thjeshtë”.
Dy javë më vonë, ai filloi të merrte telefonata nga një numër që ai nuk e njihte.
Ai fillimisht i injoroi ato, por më pas kuptoi se mund të ishin pronarët.
Jozeph përfundoi duke telefonuar me video një çift nga Jacksonville që kishte humbur një unazë të ngjashme.
Ai tha: “Ata ishin mjaft të lumtur, gruaja vetëm tha, ‘Oh zot nuk mund ta besoj’, dhe më pas ajo filloi të qajë”.
Jozeph tregoi se ua ktheu atyre unazën dhe se ‘ndihej shumë mirë’, duke shtuar: “Vërtet nuk u zhgënjeva që duhej ta ktheja”.
“… sa herë që kthej një artikull, gjej diçka më të mirë, kështu që jam i lumtur që mund ta kthej”. /Telegrafi/