Site icon Telegrafi

Një burrë i vuri flakën vetvetes në Australi, duke bërtitur parulla kundër kufizimeve

Dëshmitarët e shokuar pohojnë se një burrë në Australi i vuri zjarrin qëllimisht vetes ndërsa bërtiste parulla kundër masave të marra për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Burri pësoi lëndime të rënda pasi i vuri vetes flakën në shenjë proteste kundër masave të vendosura nga shteti i Victorias shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Ndonëse disa persona u përpoqën ta shpëtonin burrin duke e shuar zjarrin, ai megjithatë pësoi djegie të rënda.

Raportohet se ai ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ndryshe, përveç bllokimeve të shumta, Victoria e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për pjesën më të madhe të fuqisë punëtore, si dhe certifikatën për COVID-19.

Personave të pavaksinuar u ndalohet të vizitojnë bare, restorante dhe vende të tjera publike. /Telegrafi/

Exit mobile version