Një burrë ka befasuar fqinjët e tij pasi ka nxjerrë nga sirtari një faturë për më shumë se 500 dollarë – për një gardh që ishte ndërtuar në vitin 2005.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shannon Spencer u zhvendos në Yanchep në Perth, Australi, shkurtin e kaluar pasi ndërtoi një shtëpi atje.
Dhe muajin e kaluar fqinji i saj, papritur, i dorëzoi asaj një faturë për 506 dollarë australianë për gjysmën e kostos së ndërtimit të gardhit në pjesën e pasme të pronës së saj.
Shannon tha: “Nuk është një shumë e madhe, por është vetëm fakti që gardhi ka qenë aty për 17 vjet dhe ai e ka ruajtur – duke pritur që të vijë koha e përsosur dhe ta tregojë atë”.
Fqinji i shpjegoi se të gjithë fqinjët e tjerë kishin paguar për pjesën e tyre të gardhit dhe se ai kishte të gjitha faturat për ta vërtetuar këtë.
Në fillim Shannon mendoi se ishte një shaka – por sipas Aktit të Gardheve Ndarëse në Australi, pronarëve të pronave u kërkohet të ndajnë kostot e një “gardhi ndarës”.
Edhe pse tani ajo e ka pranuar se duhet të paguajë, ajo po e kundërshton shumën pasi gardhi është i vjetër dhe jo në gjendjen më të mirë. /Telegrafi/