Një “gjuetar” i vetëshpallur alienësh, i cili pretendon se është “rrëmbyer 60 herë” ka thënë se ka parë atë që ai beson se është një anije kozmike “në formën e një “delfini të shtrirë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Russ Kellett, 58 vjeç, i cili jeton në Filey, Angli, tha se ai kishte kujtime të rrëmbimeve të tij që në moshën 16-vjeçare.
Dhe 58-vjeçari është i bindur se ishte një mjet alienësh.
Madje, ai ka skicuar më parë disa nga alienët që kishte “ndeshur”.
Megjithatë, shumë njerëz kanë komentuar duke u tallur se ndoshta ka parë një “balon në formë delfini”. /Telegrafi/