Site icon Telegrafi

Një burrë në Angli kishte vozitur pa leje për më shumë se 70 vjet dhe kurrë nuk kishte bërë ndonjë aksident

Një burrë i ndaluar nga policia u tha oficerëve se kishte vozitur pa patentë ose sigurim për më shumë se 70 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa ishte në patrullë, policia e ndaloi burrin pranë Tesco Extra, në Bulwell, Nottingham – Angli, të mërkurën në mbrëmje.

Oficerët thanë se shoferi – i lindur në 1938 – u tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë ose sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Dhe në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pasur kurrë një aksident.

Ekipi shtoi: “Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident”. /Telegrafi/

Exit mobile version