Telegrafi

Një burrë kursen para në një mënyrë të çuditshme

Ron Maestri nga Kalifornia u bë i famshëm në mbarë botën disa vite më parë kur ishte i ftuar në emisionin “Extreme Cheapskate” dhe foli për mënyrën e çuditshme që kursen paratë.

Edhe pse ka siguruar fonde të mjaftueshme për të blerë një apartament, ai refuzon të shpenzojë para për mobilie dhe ushqime. Sigurisht që menjëherë lind pyetja se si ai mbijeton dhe ju paralajmërojmë se përgjigja nuk është aspak e këndshme.

Maestri i mbledh ushqimet që gjen në kontejnerë, sepse beson se çdo mënyrë tjetër për të marrë ushqime është një humbje e panevojshme e buxhetit.

“Nëse doni të pini një pije në një lokal, do të shpenzoni të paktën 10 dollarë për një shishe verë, gjë që është e panevojshme”, tha Maestri pasi gjeti një shishe të hapur në një kosh plehrash.

Kamera regjistroi edhe “marrjen e mishit”, kur nxori nga kontejneri një qese me mbeturina.

“Ato janë të shkëlqyera! Thjesht i hidhni në tenxhere për të zier ujin dhe kaq”, ka shpjeguar ai.

Ky njeri refuzon të shpenzojë para për erëza, dhe i merr ato duke shkulur bimët që rriten në të çarat e asfaltit. /Telegrafi/