Telegrafi

Një burrë kishte ngecur në një lumë “të fryrë” në Los Anxhelos – ekipet e shpëtimit bënë atë që dinë më së miri

Një burrë është shpëtuar nga uji i “vërshimeve” në lumin e fryrë të Los Anxhelosit në një shpëtim dramatik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri u bllokua në lumë dhe u mbajt në një mur pengues betoni.

Dhe kjo gjendje e tij vazhdoi derisa një shpëtimtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos zbrite deri tek ai nga një helikopter.

Punonjësi i shpëtimit më pas e “kapi” burrin në një litar përpara se të dy të ngriheshin përsëri në helikopter.

Pas kësaj, burri, 51 vjeç, u dërgua në spital për t’u trajtuar për hipotermi. /Telegrafi/