FBI po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për ndonjë informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e një grabitësi serik të bankës që besohet të jetë përgjegjës për 11 grabitje në Massachusetts, New Hampshire, Connecticut dhe Vermont.
Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, i dyshuari i paidentifikuar i emëruar si “Route 91 Bandit” pasi kreu grabitjet në qytete dhe qyteza të ndryshme përgjatë korridorit I-91, i cili shtrihet 290 milje nga veriu në jug nga Connecticut në Vermont, tha FBI.
Agjencia paralajmëroi se i dyshuari ka kërcënuar me përdorimin e armës dhe duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm.
“Ai ka grabitur 11 banka, ka kërcënuar me armë në shumë prej tyre dhe është përpjekur të ketë qasje në një kasafortë në shumë prej grabitjeve”, ka thënë agjenti i posaçëm i mbikëqyrjes së FBI-së, Christian Fierabend.
Siç bëhet e ditur, grabitjet ndodhën nga 9 shtatori deri më 27 janar.
Hetuesit besojnë se ai mund të jetë duke drejtuar një sedan të modelit të fundit Nissan.
“Në interes të sigurisë publike, ne po i kërkojmë kujtdo që ka informacion rreth këtij individi të na kontaktojë menjëherë. Ne duhet t’i japim fund ‘zbavitjes’ së këtij njeriu përpara se dikush të lëndohet”, citohet të ketë thënë Joseph Bonavolonta, agjenti special në krye të FBI-së, Zyra e Bostonit, në një deklaratë. /Telegrafi/