Një burrë 55-vjeçar ka vdekur pasi u plagos në një garë me dema në qytetin lindor të Spanjës Onda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri u sulmua vazhdimisht nga demi në festivalin Fira de Onda, duke pësuar një plagë në kokë dhe duke iu shpuar një arterie në kofshën e majtë.
Ai vdiq në një spital në qytetin e afërt të Villareal.
Këshilli Onda tha se kishte anuluar të gjitha ngjarjet e vrapimit të demave në festivalin e qytetit, por aktivitetet e tjera do të vazhdonin.
Ky ishte fataliteti i parë i këtij lloji që nga rifillimi i ngjarjeve të ngjashme në Spanjë, pas një lehtësimi të kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19 gjatë verës.
Por, pavarësisht ndryshimeve të rregullave, vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve të tilla janë zhvilluar, pasi debati po rritet në Spanjë nëse ato duhet të anulohen.
Kjo praktikë ka qenë një tipar i kahershëm i kulturës spanjolle ndërkohë që vrapime të ngjashme me dema mbahen edhe në Francën dhe Portugalinë fqinje.
Që nga viti 1910, të paktën 16 vrapues kanë humbur jetën gjatë festivalit San Fermín në Pamplona. /Telegrafi/