Një burrë 35-vjeçar në Bjellorusi i vuri flakën vetës jashtë selisë qeveritare në Minsk dhe u shtrua në spital të premten, pasi kalimtarët dhe policia i shuan flakët.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, burri mund të shihej në zjarr në një shesh kryesisht të zbrazët në qendër të Minskut.
Disa njerëz mund të shiheshin që nxitonin drejt tij për t’u përpjekur të shuanin flakët.
A man committed self-immolation on Independence Square in Minsk.
❗️ Sensitive content ❗️#Belarus #StandWithBelarus source:@nashaniva pic.twitter.com/7H3FTpEjSY— Voices from Belarus (@VoicesBelarus) January 22, 2021
Motivet për veprimin e burrit nuk ishin ende të qarta, derisa dhe hetuesit po punonin për ta zbardhur rastin.
Thuhet se burri ishte lyer në fillim para se t’ia vinte flakën vetës.
Today in Minsk, a man has tried to set himself on fire in front of the Government house in Minsk. His current condition is unknown pic.twitter.com/5rdpHWojjW
— Franak Viačorka (@franakviacorka) January 22, 2021
Ndryshe, Bjellorusia është vërshuar nga protesta të përsëritura që nga zgjedhjet presidenciale verën e kaluar, të cilat opozita thotë se ishin manipuluar në favor të fituesit dhe presidentit aktual Aleksandër Lukashenko.
Ai deri më tani ka mohuar akuzat për manipulimin e votave.