Telegrafi

Një burrë hodhi një pjesë të shtëpisë në erë, derisa po ndiqte një mizë!

Në lajmet mjaft të çuditshme, të sjella nga BBC, mësojmë se një burrë në rreth të tetëdhjetave, i cili shkoi për të shijuar darkën dhe shkoi në kuzhinë për të përgatitur një vakt.

Por mjerisht, mizat në kuzhinë të gjithë e dimë se sa të mërzitshme mund të jenë – gjë që ndikoi edhe te ai.

Derisa ajo gumëzhinte dhe gumëzhinte, gjyshi nga Dordogne nuk mund ta durojë më, kështu që mori një “goditëse elektrike”, të krijuar për të vrarë insektet dhe shkoi në mision.

Fatkeqësisht, bombola e gazit në kuzhinën e tij po rridhte gazin.

Një reagim midis pajisjes dhe gazit shkaktoi një shpërthim, duke shkatërruar kuzhinën dhe pjesërisht duke dëmtuar çatinë e shtëpisë në fshatin Parcoul-Chenaud, përcjell Telegrafi.

Për fat të mirë, gjyshi ishte shumë me fat, kështu që ai përfundoi me vetëm disa djegie në krah, derisa BBC shkruan se fati i mizës nuk dihet. /Telegrafi/