Uragani Ian është një nga uraganet më të fortë që ka goditur ndonjëherë Floridan dhe po shkakton kaos total.
Pavarësisht kushteve të rrezikshme, një burrë refuzoi të linte qenin në mes të një stuhie të kategorisë 1 dhe rrezikoi jetën për të shpëtuar kafshën nga një varkë.
Pamjet dramatike tregojnë një burrë që ecën në det deri në belin duke mbajtur një qen ndërsa varkat me vela lëvizin në mënyrë të pasigurt rreth tij nën erërat 120 kilometra në orë.
DARING RESCUE: A Florida man and NewsNation's @BrianEntin
helped rescue a dog from Hurricane Ian. Read the full story https://t.co/b1ulgTEniZ pic.twitter.com/CY1GQsgP9Q— WFLA NEWS (@WFLA) September 29, 2022
Pasi doli nga deti, ai uli qenin, i cili u hodh menjëherë në këmbë, duke tërhequr zinxhirin e pronarit drejt një burri tjetër që i priste, reporteri i NewsNation, Brian Entin.
Qeni filloi të tundte bishtin ndërsa ata e ndoqën drejt veturës dhe leh nga gëzimi, duke e ditur se tani ishte i sigurt.
NewsNation gjithashtu raportoi se i njëjti trim u kthye për të shpëtuar mace pasi qeni u la në siguri. Një ekip shpëtimi kafshësh nga Uashingtoni është drejtuar gjithashtu në Florida për të ndihmuar kafshët që janë nën barrën e stuhisë. /Telegrafi/