Kemi shkruar për zakonin e lënies së këpucëve para derës së shtëpisë dhe sot kemi të bëjmë me një histori të ngjashme që tmerroi njerëzit në internet.
Videoja e radhës është parë më shumë se 4.1 milionë herë dhe ka shkaktuar komente të shumta dhe tregon situatën e çuditshme në të cilën u gjend burri.
Burri i paidentifikuar ishte gati të dilte nga shtëpia kur vuri re diçka të pazakontë në këpucën e tij. Më pas ai pa gjarprin dhe menjëherë thirri ndihmë.
Një grua e quajtur Artie, eksperte zvarranikësh, arriti në vendngjarje dhe postoi videon në Instagram.
Shohim që me shkop po tenton ta nxjerrë nga këpuca gjarprin, por pa rezultat. Pas pak çastesh, ajo doli brenda dhe nxori jashtë “mysafirin e paftuar”.
Njerëzit kanë reaguar ashpër pas publikimit të videos.
“Hidhe menjëherë këpucën”, “Prandaj duhet t’i shkundësh gjithmonë këpucët”, “Do të dilja jashtë dhe do të ikja”, “Sapo fitova një fobi të re”, lexojnë disa nga komentet.
Kjo video tregon edhe një herë se sa të shkathët janë gjarpërinjtë dhe sa të aftë janë ata për të gjetur vende të papritura të fshehta. /Telegrafi/