Site icon Telegrafi

Një burrë i futi 1,200 fishekzjarre të ndezura brenda një lokali, tmerrohen stafi (Video)

Pamje të kapura nga kamerat tregojnë momentin kur një burrë hodhi një kuti fishekzjarrësh të ndezur brenda një dyqani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kutia e quajtur Ammo përmbante 1200 fishekzjarre – të cilat shpërthyen nëpër dyqan me anëtarët e stafit brenda.

Menjëherë pas hedhjes së fishekzjarrëve në lokalin në Merseyside – Angli filluan shpërthimet e tmerrshme.

Siç thuhet më tej, një punëtor u godit në sy nga një “raketë” ndërsa përpiqej të shuante zjarrin. /Telegrafi/

Exit mobile version