Telegrafi

Një burrë filmohet duke hedhur në dysheme kutitë me birra në Walmart

Një burrë, i cili u pa në një video virale të Walmart duke thyer kutitë e birrës Busch Light në Kansas është akuzuar për ekspozim ndaj një të mituri.

J. Dustin David Cain nga Topeka është arrestuar pasi shkaktoi probleme në Walmart në SW Wanamaker Road.

Një video në TikTok që tani është parë më shumë se 306 mijë herë tregon një burrë, i identifikuar më vonë si Kain, duke marrë kutitë e birrave dhe i hedhur ato në dysheme.

Kur vëren se është duke u filmuar nga një shikues, 44-vjeçari hedh disa kanaçe në drejtim të kameramanit amator, i cili detyrohet të fshihet.

@chandlerdavidson24 I guess he didnt like the new buschlight cans??#buschlight #fthepolice #walmart ♬ original sound – Chandler Davidson

Policia arrin më vonë për të arrestuar Kainin, i cili shihet duke u larguar me pranga, raporton nypost.

Shumë komentues spekuluan se veprimi i burrit mund të ketë qenë i lidhur me bojkotin e vazhdueshëm të kompanisë së prodhimit të birrës Anheuser-Busch, e cila është kompania mëmë e Busch Light si dhe Bud Light.

Marka Bud Light shkaktoi pakënaqësi në fillim të këtij muaji kur arriti bashkëpunim me influencuesin transgjinor të mediave sociale Dylan Mulvaney.

Anheuser-Busch me bazë në Missouri ka pësuar rënie të vlerës së tregut me rreth 5 miliardë dollarë që kur u zbulua bashkëpunimi më 1 prill. /Telegrafi/